Klubi i basketbollit Shkupi është mundur në transfertë nga Kumanova me rezultat 117:99, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të në Superligën e basketbollit vendor. Pas dy fitoreve radhazi që shënuan djemtë e trajnerit Enver Miftari, erdhi disfata nga ekipi i Kumanovës, për të cilët Karaxhovski kontriboi, duke realizuar 20 pikë, ndërsa te “bardheblutë” amerikani Rid arriti kuotën e 19-të pikëve.
Në ndeshjet tjera të kësaj xhiroje Feni Industri-Pelisteri 79:68, MZT Skopje-Kozhufi 88:57, Karposhi-Gostivari 78:112, Strumica-Blakotehna 57:97. /InfOSport.mk