Çabi Alonso mund të futet në burg për shkak akuzave për mashtrim taksash. Sipas prokurorisë në Spanjë, Alonso rrezikon një dënim pesëvjeçar dhe një gjobë prej 4 milionë eurove.
Alonso, i cili në karrierën e tij ka luajtur te Real Sociedad, Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munich, mesa duket ka mashtruar për 2 milionë euro shtetin spanjoll midis 2010 dhe 2012. Nuk është një çështje e panjohur që lojtarët do akuzohen për mashtrime taksash në Spanjë. Ish-trajneri i Real Madrid Jose Mourinho, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë vetëm disa nga emrat e personazheve të futbollit që janë akuzuar nga autoritetet spanjolle.
Messi-t iu dha një dënim 21 muaj burg për evazion taksash në korrik të s017, por më pas dënimi i tij u ndërrua me 180,000 euro gjobë.Prokuroria ka sugjeruar se dënimi të jetë i njëjtë si për Alonso ashtu edhe për këshilltarin financiar të tij Ivan Zaldua. Sipas Sky Sports, Alonso ka mohuar mashtrimin.