Shkëndija në ndeshjen e katërt kampionale përballë Vardarit këtë edicion ka shënuar fitoren e parë. Të përzgjedhurit e trajnerit Tomas Brdariç sot në Tetovë para tribunave të zbrazura mundën Vardarin me rezultatin 3:1, duke bërë që tashmë diferenca të ngushtohet në 10 pikë, kur deri në mbyllje të kampionatit kanë mbetur edhe 7 ndeshje për tu zhvilluar.
Dino Medjedoviç në minutën e 15-të kaloi në epërsi Shkëndijën pas një asisti të saktë dhe në kohën e duhur nga ana e Marjan Radeskit.
Ky gol dhe kjo epërsi e Shkëndijës ishte valide vetëm deri në minutën e 42-të, atëherë kur në skenë doli sulmuesi i Vardarit, Xhonatan Baloteli – Boareto, i cili përfitoi pas një aksioni të bukur të mysafirëve dhe nga brendia e zonës realizoi në rrjetën e Zahov për barazim të rezultatit në 1:1.
Ishte ky edhe rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë fjalën kryesore e pati golashënuesi më i mirë i kampionatit, Besart Ibraimi, që realizoi dy gola të tjerë për fitoren 3:1 të Shkëndijës. Golin e parë Ibra e realizoi në minutën e 65-të falë një goditje precize me të majtën e tij, ndërsa golin e dytë personal Ibraimi e realizoi në minutën e 82-të.
Ishte ky goli numër 18-të i shënuar nga ana e bomberit kërçovar, duke i siguruar në këtë mënyrë fitoren e 17-të Shkëndijës këtë edicion.
Vardari pas 29 xhirove të zhvilluara kryeson renditjen me 68 pikë, 10 më shumë se Shkëndija në pozitën e dytë.
GOLI I DYTE PERSONAL DHE I TRETI I SHENUAR PER SHKENDIJEN NGA ANA E BESART IBRAIMIT NE PERBALLJEN NDAJ VARDARIT*************************************************
Публикувахте от infosport.mk в 26 април 2017 г.