Futbollisti i Shkëndijës, Ardian Cuculi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’ në Top Channel, ndërsa herë pas here është vënë në siklet nga ngacmimet e moderatorit të këtij emisioni.
Së bashku me të ishte e ftuar edhe ish banorja e Big Brotheri Rike Roci, e cila nuk u ka shpëtuar ngacmimeve të Edi Manushit, lidhur me një flirtim të mundshëm të saj me Cuculin.
“Si s’na the gjë për Cuculin?- i tha moderatori bukuroshes e cila u kthye nga futbollisti duke i thënë: “Do i thuash ti apo ti them unë?”, duke nënkuptuar se duhet t’i jepej fund ngacmimeve që vazhduan gjatë gjithë transmetimit.