Aliji në formacionin më të mirë në “Serie B”, i gatshëm për të zëvendësuar Agollin te Shqipëria

Kumanovari, Naser Aliji fundjavën që lamë pas bëri një paraqitje shumë të mirë me fanellën e Virtus Entella në “Serie B” të Italisë, duke ndihmuar skuadrën e tij për të mundur Parmën e famshme, njofton “infOSport.mk”.

Aliji në ndeshjen e javës së 31-të luajti për gjatë 90-të minutave dhe ishte ndër futbollistët më të dalluar te skuadra e tij, bashkë edhe me sulmuesin La Mantia, i cili njëherit realizoi të dy golat e fitores (2:0). Falë kësaj fitore Entella tashmë renditet në pozitën e 19-të me 32 pikë të tubuara dhe me gjasa reale për ti shpëtuar rënies nga Liga e Dytë Italiane.

Paraqitja e mirë e Alijit me siguri se ka gëzuar edhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i cili ka grumbulluar futbollistin kumanovar për miqësoren e 26 marsit ndaj Norvegjisë, ndërsa duke pasur parasysh se Agolli nuk bënë pjesë në listën e futbollistëve të ftuar, atëherë shumë lehtë mund të ndodhë që strategu italian në krahun e majtë të mbrojtjes të vendos Naser Alijin.

Më poshtë keni edhe formacionin e plotë më të mirë të javës së 31-të në “Serie B”.

Formacioni më i mirë i javës së 31-të në “Serie B”:
Radunoviç (Salernitana), Rispoli (Palermo), Gastaldelo (Breshia), Luperto (Empoli), ALIJI (Virtus Entell), Moskati (Novara), Brugman (Peskara), Anjeli (Foxhia), Melkiorri (Karpi), Çerri (Peruxhia), La Mantia (Virtus Entela).

 

Leave a Reply