Legjenda e futbollit, Raul Gonzalez do të rikthehet te Real Madridi si trajnerë i të rinjëve. Gazeta e njohur spanjolle “Marca”, është hapur sot me lajmin se ish-kapiteni i “galaktikave”, ka marrë ditët e fundit licensën e trajnerit dhe e ardhmja e tij do të jetë pikërisht me klubin ku ka arritur të fitojë pothuajse gjithçka.
Sipas gazetës në fjalë, Raul do të nisë karrierën te një nga ekipet e moshave, ku do të japë kontributin e tij. Një lëvizje e tillë e drejtuesve është mirëpritur nga një pjesë e tifozëve, ndërsa nga pjesa tjetër shihet si një sfidë e hapur për Zidan, pasi në të ardhmen Raul mund të kërkojë edhe drejtimin e ekipit të parë.