Klubi i basketbollit nga Çairi, Shkupi sonte do të zhvillojë transfertën me Kumanovën në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e basketbollit të Maqedonisë. Pas dy ndeshjeve të fituara radhazi me Strumicën dhe Karposhin, skuadra e udhëhequr nga trajneri Enver Miftari dëshiron që të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe ndaj Kumanovës, të cilët aktualisht mbajnë vendin e katërt në renditjen tabelare.
Ndeshja Kumanova-Shkupi do të luhet sot në sallën sportit të qytetit të Kumanovës, duke filluar nga ora 19:00. Ndryshe përveç kësaj përballje, në program janë edhe 5 takimet tjera si Strumica-Blakotehna, Ohri-Rabotniçki, MZT Skopje-Kozhufi, Karposhi-Gostivari si dhe Feni Industri-Pelisteri.