Futbollisti shqitparë i përfaqësueses së Zvicrës, Valon Behrami dhe skiatorja zvicerane Lara Gut duket se kanë gjetur njëri-tjetrin. Ka qenë Lara Gut ajo që e ka konfirmuar lidhjen mes tyre, duke postuar në rrjetet sociale lajmin e fejesës me futbollistin që aktualisht luan në Serinë A, me ekipin e Udinese.
“Vitet e fundit gjithnjë kam patur përshtypjen se më mungonte një pjesë e rëndësishme në jetën time dhe mendoja se ajo që më mungonte kishte lidhje me skitë. Këtë dimër zbulova se çfarë ishte ajo që më mungonte dhe që nuk kishte aspak lidhje me sportin tim”, thotë Lara Gut, fituese e Kupës së Botës vitin 2016.
“Tani e kuptoj se njeriu i jetën nuk ka të bëjë me sportin e skive dhe se ai është Valoni. Është vërtet gjëja më e bukur që mund të më ndodhte në jetë”, shprehet më tej skiatorja zvicerane, 26 vjeç, një nga skiatoret më seksi.
Valon Behrami ishte i martuar 12 vite me Elena Bonzani me të cilën ka edhe dy vajza, Sofian dhe Isabelen, ndërsa e konfirmoi disa ditë më parë se martesa e tyre kishte marrë fund.