Sezoni 2018 në Formula 1 është në prag, sezoni më i gjatë në historinë e këtij sporti, me 21 gara, por ideja e Liberty Media është që së shpejti numri i garave të shkojë në 25.
Projekti është që të shtohen edhe 4-5 gara të reja, në Vietnam, Majemi dhe Argjentinë. Këtë gjë e ka konfirmuar presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Zhan Todt.
“Po bisedohet për një garë të mundshme në Argjentinë, personalisht më pëlqen kjo gjë, duke qenë se ky vend i adhuron gara e motorsportit”, tha Todt.
“Amerika Latine është një nga vendet më të mira për të mirëpritur një garë të Formula 1“, tha Todt, që më tej shtoi: “Për sa i përket Vietnamit, jam i lumtur që shoh një garë të re në Azi, në një vend që po zhvillohet. Po bisedohet edhe për një garë në vitin 2019 në Majemi dhe shpresojmë që t’i realizojmë të gjitha këto dhe në të ardhmen të shtojmë numrin e garave. Janë rikthyer edhe dy gara të traditës, si ajo e Francës dhe Gjermanisë, ndaj kalendari i të ardhmes duket shumë i mirë”, deklaroi presidenti i FIA-s, Jean Todt.