Agim Ibraimi gjatë ditës së djeshme gjeti golin e tij të parë me fanellën e Domzhale në kampionatin elitarë slloven, njofton “infOSport.mk”.
Ibraimi shënoi golin e fundit në fitoren 6:1 të Domzhales, duke shënuar një super gol me të majtën e tij.
Ibraimi shënoi në minutën e 89-të, ndërsa gjithashtu morri pjesë në shënimin e golit të 5-të, të shënuar nga ana e futbollistit shkodran, Rubin Hebaj.
Ndryshe pjesë e kësaj fitore të thellë të Domzhale ishte edhe futbollisti tjetër tetovar, Zeni Husmani, i cili tashmë mban edhe shiritin e kapitenit.
Domzhale me 43 pikë mban pozitën e tretë në renditje, ndërsa në pozitën e parë ndodhet Olimpija nga Ljublana me 58 pikë.