I cilësuar si Neymar i ri nga media braziliane, Rodygo ka shënuar golin e dytë në fitoren 3-1 të Santos ndaj skuadrës uruguaiane Nacional të enjten në mbrëmje. Me golin e shënuar, 17-vjeçari ka thyer rekordin që mbahej nga Diego i Ëerder Bremen duke u bërë golashënuesi më i ri i kompeticionit. Diego shënoi në Copa Libertadores në 2003 kur ishte nëntë muaj më i madh.
Në mënyrë që të ishte pjesë e ndeshjes ai duhet të linte shkollën. Nxënësi që është në vit të tretë të shkollës së mesme shpreson që të mos të ketë telashe me mësuesit e tij dhe ka kërkuar falje për mungesën e tij.
“Jam i lumtur që jam shënuesi më i ri. Po jetoj ëndrrën time. Nuk mendoj se do të mërziten që nuk isha në shkollë, shpresoj”, shprehet talenti pas ndeshjes.