Albian Ajeti mendon për fitoren e Bazelit

Albian Ajeti ka rezultuar deçiziv në fitoren e Bazelit ndaj Sionit të Pajtim Kasamit dhe Ermir Lenjanit në elitën e futbollit zviceran, njofton “infOSport.mk”. Ishte pikërisht futbollisti shqiptarë që shënoi golin e vetëm për shumë herë kampionët e Zvicrës, për të cilët gjithë ndeshjen e zhvilloi edhe Taulant Xhaka në mesfushë.

Ajeti golin e vetëm të këtij takimi e realizoi në minutën e 69-të, duke realizuar në këtë mënyrë golin e tij të 5-të sezonal.

Ndryshe ndeshja midis Bazelit dhe Sionit u ndërprerë dy herë, ku shkak janë bërë tifozët e Sionit të cilët kishin ofenduar në kor tifozët vendas. Me fillimin e pjesës së dytë, kanë qenë sërish tifozët e Sionit, ata që kanë ndërprerë ndeshjen duke hedhur flakadanë në fushë.

Me këtë humbje, Sioni renditet e fundit në kampionatin zviceran, duke rrezikuar rënien nga kategoria, pasi ka një pikë më pak se Thuni i vendit të nëntë, që sot barazoi pa gola ndaj Lozanës. Këta të fundit ishin shumë pranë fitores në këtë përballje, mirëpo futbollisti kosovar Benjamin Kololli në minutën e 49-të kishte humbur një penalti.

Leave a Reply