Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, që luan për skuadrën Shefild Vedsday ka shënuar dy gola në fitoren ndaj Lids Junajtedit të Ezgjan Alioskit në ndeshjen e vlefshme për kategorinë Çampionship të Anglisë.
Nuhiu shënoi në minutën 71 dhe 90-të, përderisa për Lidsin golin e realizoi Roy Grot në të 86-tën. Sa i përket shqiptarit nga Maqedonia, Alioski ishte titullar në këtë sfidë dhe e luajti deri në fund të ndeshjes. Alioski me Lidsin renditen në vendin e 14-të në Çampionship, ndërsa Shefildi i Nuhiut në pozitën e 17-të me 41 pikë të grumbulluara./InfOSport.mk