Derbi i lindjes në Ligën e Dytë u mbyll me barazim

Derbi ndeshja në Ligën e Dytë – Lindjes midis dy skuadrave të para në renditje, Bregallnicës dhe Bellasicës është mbyllur me barazimin 0:0, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndeshje tipike kampionale, në të cilën të dyja skuadrat më shumë mendonin në golin e tyre, se në atë kundërshtarë.

Në saje të një paraqitje të tillë të aktorëve në fushën e blertë në stadiumin e qytetit të Shtipit, të pranishmit në tribuna nuk mundeshin se si të shpresonin në ndonjë gol, i cili nuk erdhi edhe pas 90-të minutave lojë.

Në këtë mënyrë Bellasica ruajti epërsinë prej 5 pikëve ndaj Bregallnicës, që vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 32 pikë.

Leave a Reply