Pse Federata e Futbollit të Maqedonisë po përdor standarde të dyfishta kur janë në pyetje dënimet e dhëna nga ky institucion për klubet shqiptare dhe ato maqedone. Pse FFM nuk vepron drejt në raste të këtilla dhe pse po sillet si mjerkë ndaj skuadrave shqiptare dhe si nënë ndaj atyre maqedone.
E themi këtë për shkak se veprat dhe vendimet e këtij institucioni flasin më së miri. A thu vallë nuk është po kjo Federatë që vitin e kaluar dënoi Vardarin vetëm me dy ndeshje, edhe pse tifozët e kësaj skuadre sulmuan drejtpërdrejtë kryesinë e klubit të Shkëndijës. Si është e mundur që skuadra tetovare të dënohet me 6 ndeshje, kur asnjëri prej futbollistëve të Vardarit apo ndonjë person tjetër i këtij klubi nuk u prek nga ana e tifozëve të Shkëndijës.
Hyrja e tyre në teren ishte e pafalshme, mirëpo jo edhe për një dënim kaq rigoroz. Kur jemi tek hyrja e tifozëve në teren ua rikujtojmë këtyre zotërive, pjesë e Komisionit Disiplinor se edhe në Prilep në stadiumin “Mogilla” në ndeshjen midis Pobedës dhe Shkupit u futën tifoz madje të maskuar dhe për të provokuar, mirëpo Pobeda nuk morri asnjë dënim.
Deri kur kështu me vendime skandaloze nga ana e FFM-së, mjaft më….veproni dhe punoni që investitorët të vijnë dhe të investojnë në futbollin tonë dhe mos i dëshpëroni ata me dënime aspak të drejta dhe të njëanshme.