Shkëndija vazhdon shkëlqimin e saj këtë edicion, në veçanti në ndeshjet e vitit 2018-të, ku ende nuk dinë për disfatë. “Kuqezinjtë” nga Tetova në 9 ndeshje kanë regjistruar 3 barazime dhe 6 fitore, përfshirë këtu edhe fitoren e sotme minimale 1:0 ndaj Sileksit, njofton “infOSport.mk”.
Golin e vetëm në këtë ndeshje për Shkëndijën e realizoi 17-vjeçari Enis Fazlagiç në minutën e 16-të, duke bërë që skuadra e tij të ruajë 16 pikë epërsi ndaj skuadrës së dytë në tabelë, Vardarit.