Gjatë ditës së sotme seleksionuesi i Shqipërisë, Kristian Panuçi ka lënë jashtë listës së futbollistëve të grumbulluar emra të mëdhenj, të cilët më parë kishin qenë bartës të lojës së “kuqezinjëve”, njofton “infOSport.mk”.
Fjala është për Migjen Bashën, Ergys Kaçen dhe Ledian Memushajn. Këtë të fundit nuk e ka ftuar pasi ishte ndëshkuar me të kuq në ndeshjen e fundit miqësore kundër Turqisë, teksa në listën e futbollistëve të ftuar nuk figuron as emri i Azdren Llullakut.
Për shkak dëmtimeve nuk janë ftuar edhe Frederik Veseli dhe Amir Abrashi, ndërsa nga FSHF-ja njoftojnë se për gjithçka lidhur me listën e futbollistëve të grumbulluar nga ana e trajnerit Kristian Panuçi, ky i fundit shpjegimin para gazetarëve do ta japë të hënën.