Bonuçi: Goli i Xhakës na bëri që të dorëzohemi

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonuçi pas përfundimit të ndeshjes ndaj Arsenalit, në të cilën skuadra e tij sonte pësoi disfatë 3:1, duke u eliminuar kështu nga garat e mëtutjeshme të Liga Europa, në deklaratën e dhënë për “Sky Sport”, tha se ishte pikërisht goli i dytë i Granit Xhakës, ai i cili kishte bërë që ata të dorëzohen dhe të mos shpresojnë te kualifikimi.

“Nuk mund të fajësojmë askënd që nuk ka besuar tek ne. Më vjen keq për pjesën e parë të zhvilluar në sfidën e parë në shtëpinë tonë. Por, sot pas rezultatit 2:1 për Arsenalin, u dorëzuam. Duhet të kishim shfrytëzuar rastet që na u paraqitën. Jemi në rritje dhe askush nuk mund të thotë se nuk kemi luftuar sot. Nga e diela e në vazhdim, tifozët duhet të jenë me ne dhe ne me ata. Duhet të vazhdojmë luftën për një vend në Ligën e Kampionëve. A besoj? Natyrisht që po”, – përfundoi kapiteni i Milanit.

Leave a Reply