Vashat U19 të Maqedonisë barazuan ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Maqedonisë U19 në konkurrencë të femrave që udhëhiqet nga trajneri strugan, Astrit Merko gjatë ditës së sotme ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë miqësore kundër Qipros, njofton “infOSport.mk”.

Për dallim nga ndeshja e parë, kur falë golave të shënuar nga Dimoska dhe Belistojanoska vashat e reja të përfaqësueses së Maqedonisë kishin shënuar fitore me rezultatin 2:0, sot barazuan me rezultatin 1:1.

Ishin vajzat U19 të Qipros që shënuan të parat në këtë përballje, teksa barazimin Maqedonia e arriti falë golit të shënuar nga Teodora Dimoska.

Skuadra e udhëhequr nga Merko shumë lehtë mund të ndodhte që edhe nga kjo ndeshje të dilte fituese në rast se Marija Belistojanoska ishte e saktë nga pika e bardhë.

Vashat e reja të Maqedonisë përmes këtyre ndeshjeve po përgatiten për kualifikueset e Europianit, që në program janë gjatë muajit tetor.

Maqedonia U19 është në grup bashkë edhe Finlandën, Moldavinë dhe Hungarinë, që njëherit do të jenë edhe nikoqire të këtyre eliminatoreve.

Leave a Reply