Përfaqësuesja A e Maqedonisë të dielën fillon përgatitjet për dy ndeshjet kontrolluese që stafi teknik ka paraparë ti zhvillojë në fund të muajit mars.
Të besuarit e trajnerit Igor Angellovski ndeshjen e parë miqësore do të zhvillojë me datë 23 mars kundër Finlandës, teksa vetëm 4 ditë më pas ata do të takohen me Azerbejxhanin. Që të dyja ndeshjet “verdhekuqtë” do ti zhvillojnë në Antalia të Turqisë, ku tashmë kanë vendosur edhe stadiumet në të cilat do ti zhvillojnë të njëjtat.
Ndeshjen ndaj Finlandës përfaqësuesja më e mirë e vendit do ta zhvillojë në “Gloria Arena” me fillim në ora 17:00 sipas kohës lokale të Maqedonisë, ndërsa përballjen me Azerbejxhanin katër ditë më vonë “verdhekuqtë” do ta zhvillojnë në arenën “Merdan”, po të njëjtën kohë (17:00h).