Milani guxoi, por Arsenali me stil në çerekfinale shkoi (VIDEO)

Super përballja midis dy gjigandëve europian, Arsenalit dhe Milanit u mbyll me fitoren e skuadrës angleze, e cila në bazë të rezultatit të përgjithshëm 5:1, mund të thuhet lirisht se me stil u kualifikua për në çerekfinalet e Liga Europa, ku tashmë shndërrohet në një ndër pretendentët kryesor për të fituar këtë kompeticion, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 0:2 në “San Siro”, skuadra  e Arsen Venger sonte  në “Emirates Stadium” shënoi fitore me rezultatin 3:1.


Golat nga ndeshja midis Arsenalit dhe Milanit mund ti ndiqni KËTU.


Milani guxoi në fillim, madje me një super gol të shënuar nga ana e turkut Hakan Çalhanoglu në minutën e 35-të kaloi e para në epërsi, mirëpo gjithçka morri një kahje tjetër kur arbitri Eriksen tregoi një penalti të paqenë për Arsenalin në minutën e 39-të, të cilën në gol e shndërroi Uellbek, i cili njëherit edhe e kishte përfituar të njëjtën.

Në pjesën e dytë një super goditje shumë e fuqishme nga ana e Granit Xhakës bëri që Donaruma të turpërohet pas reagimit të tij fillestar, teksa Uellbek fare në fund shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin, që në këtë mënyrë me plotë meritë kualifikohet për në ndeshjet çerekfinale.

 

Leave a Reply