Lojtari i ri i Barcelona-s Arthur ka zbuluar se ka marrë këshilla nga bashkëkombësit e tij Filipe Kutinjo dhe Paulinjo përpara se të vendoste për të zgjedhur Spanjën. Ylli i Gremio-s do t’i bashkohet skuadrës së Ernesto Valverde-s në fund zë sezonit brazilian në janar vitin e ardhshëm. Andres Iniesta mund të shkojë në Kinë në fund zë sezonit dhe Arthur shihet si zëvendësuesi pi përsosur i spanjollit.
Pas firmës me Barça-n, yjet që falënderoi ishin Kutinjo dhe Paulinjo: “Fola me Kutinjo dhe Paulinjo, brazilianët e ekipit. I pyeta për strukturën e klubit, pasi nuk e njoh personalisht. Ata thanë vetëm fjalë të mira. Jam shumë i lumtur pasi është një klub i madh, një nga më të mëdhenjtë në botë. Çdo ëndërron të luajë një ditë atje. Jam shumë i lumtur me negociatat, për mënyrën se si ndodhë, pa ngut. Ishte një marrëveshje e mirë për mua dhe për Gremion”, ka thënë Gremio.