Trajneri i ri-vjetër i Shkupit, Zekirija Ramadani tanimë ka nisur punën me skuadrën e tij, ndërsa nuk do të ketë shumë kohë, pasi të dielën e pret sfida e parë kampionale. Vet tekniku shkupjan, ka paralajmruar se ditët e para do t’i shërbejnë për tu njoftuar me ekipin, por duke pasur parasysh se edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e “bardhbluve”, me pjesën më të madhe të lojtarëve njihet.
Përderisa me shumicën ka bashkëpunuar te Shkupi, interesant është fakti me reprezentuesin e ri të Kosovës, Rron Broja, me të cilin ishin bashk te Trepça 89, ku fituan titullin historik të kampionatit kosovar.
Në fund të sezonit dhe pas pjesëmarrjes në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, Ramadani u largua në drejtim të Feronikelit, ndërsa në janar Broja u bashkua me Shkupin. Jetës së futbollit asnjëherë nuk i dihet, me dyshen që vitin e kaluar bënë historinë me Trepçën 89, kësaj radhe kërkojnë një storie të re, për të shkruar një faqe të lavdishme të FC Shkupit, të sigurojnë daljen në Evropë. /InfOSport.mk