Pas Atletiko Madridit, janë edhe Olimpiku i Marsejës dhe Lacio që kanë siguruar një vend për në ndeshjet çerekfinale të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Lacio e Thomas Strakoshës pas barazimit 2:2 në Itali, sot si mysafir me rezultatin 2:0 mundi Dinamo Kievin, teksa Olimpiku i Marsejës edhe në ndeshjen e dytë arriti që të shënojë fitore ndaj Atletik Bilbaos. Lajpcigut i mjaftoi barazimi 1:1 në transfertën në Rusi ndaj Zenitit për të kaluar më tej, teksa udhëtuesi i pestë në mesin e 8 më të mirëve në Liga Europa do të vendoset në mes Viktoria Plzen dhe Sportingut të Lisbonës.
Skuadra çeke sonte në teren vendas pas 90 minutave lojë shënoi dy gola në rrjetën e skuadrës portugeze, duke arritur për të barazuar shifrat, duke pasur parasysh se edhe ndeshja e parë në Lisbonë ishte mbyllur me rezultatin 2:0 në favor të portugezëve.
LIGA EUROPA: Ndeshjet e kthimit çerekfinale |
||
Lok. Moscow | 1 – 5 | Atl. Madrid |
Ath. Bilbao | 1 – 2 | Marseille |
Dyn. Kiev | 0 – 2 | Lazio |
Plzen | 2 – 0(2 – 0)
Vazhdime |
Sporting |