FC Shkupi zhvilloi seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri Zekirija Ramadani. Dy ditë më parë 40 vjeçari u zyrtarizua si trajneri më i ri i skuadrës nga Çairi, ndërsa nga dita e sotme filloi edhe me punë.
Duke parë situatën momentale të kampionatit dhe 5 xhiro të zhvilluara në gjysmësezonin pranveror, Ramadanit nuk i mbetet hapësirë për tu njohur mirë me ekipin, pasi në fundjavë “bardheblutë” i pret ndeshja me Skopjen në kampionat.
“Kthehem në një skuadër ku kam kaluar shumë vite dhe përgjegjësia është shumë e madhe. Na pret një punë e vështirë dhe një objektiv mjaftë i vështirë, por unë mendojë që kemi kualitet, duke u bazuar te lojtarët, te kryesia edhe besojë që do t’ia arrijmë qëllimit”, tha mes tjerash Ramadani.
Shkupi dhe Skopje në kuadër të xhiros së 23-të do të luajnë të dielën në Tetovë, duke filluar nga ora 14:00./InfOSport.mk