Juventusi është duke punuar në transferimin e Antoni Martial nga rradhët e Mançester Junajtedit, shkruan “Premium Sport”, përcjellë “infOSport.mk”.
Deri te një konkludim i tillë mediat italiane erdhën pasi kishin parë drejtorin e torinezëve Pavel Nedved me njërin prej agjentëve të futbollistit francez.
Që të dy biseduan në një nga hotelet e Londrës, në kohën kur Juventusi zhvilloi ndeshjen e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian kundër Totenhamit.
22-vjeçari Martial nuk arriti që të dëshmohet te Mançester Junajtedi, ndërsa transferimi i Aleksis Sançez edhe më shumë ka kufizuar paraqitjet e tij në formacionin e Hoze Murinjos.