Atl. Madridi siguron çerekfinalen, por humb mbrojtësin brazilian

Atletiko Madridi është skuadra e parë që ka siguruar çerekfinalen në kuadër të Liga Europa,  pasi sot eliminoi ekipin e Lokomotivës së Moskës, njofton “infOSport.mk”. Pas fitores 3:0 në Madrid, në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Moskë, “jorganxhinjët” shënuan fitore me rezultatin 1:5.

Ndeshjen e sotme e ka hapur goli i Koreas, ndërsa Rybus ka barazuar në minutën e 20-të. Niguez, Grizman dhe dy golëshi i Toresit i siguruan fitoren e thellë 1:5 Atletiko Madridit, skuadër kjo e cila megjithatë në këtë ndeshje humbi shërbimet e brazilianit, Felipe Luis.

Ai pësoi një dëmtim të rëndë, pasi tentoi të ndal goditjen e njërit prej futbollistëve të Lokomotivës, mirëpo në vend që të godiste topin, ai goditi këmbën e Luis, i cili më pas u detyrua që të lëshojë fushën.

Leave a Reply