Juve mund Atalantan e Berishës, tashmë +4 pikë ndaj Napolit (VIDEO)

Juventusi ka shënuar fitore në ndeshjen e shtyrë të 25 shkurtit ndaj Atalantas me rezultatin 2:0, duke ngritur në +4 pikë diferencën ndaj skuadrës së dytë në tabelë, Napolit pas 28 xhirove të zhvilluara.

Gonzalo Higuain shënoi golin e parë në minutën e 29-të pas një super asistimi të Daglas Kosta. Për argjentinasin ishte ky goli i 15-të në “Serie A”, ku ka regjistruar edhe 4 asiste, duke u renditur në pozitën e 6-të në listën e golashënuesve. Gjithashtu Higuan ndodhet në një seri shumë të mirë realizuese, ku ka shënuar 6 gola nga gjithsej 7 goditjet e fundit brenda kuadratit.


Golat nga ndeshja Juventus – Atalanta mund ti ndiqni KËTU.


Kvadvo Asamoah shënoi golin e dytë për “Zonjën e Vjetër” në minutën e 80-të, pas asistit të Higuain. Atalanta luajti me 4 sulmues në një moment gjatë pjesës së dytë, mirëpo kartoni i kuq i Xhanluka Mançinit në minutën e 79-të vrau intrigën në Torino.

Pas 28 xhirove Juventusi ka të grumbulluara 74 pikë, 4 më shumë se Napoli i vendit të dytë, teksa Atalanta e e Etrit Berishës me 41 pikë mban pozitën e 8-të.

Leave a Reply