Shkëndija dhe Renova ndahen me barazim (VIDEO)

Shkëndija dhe Renova kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Gjithçka interesante sa u përket golave të shënuar ndodhi gjatë 45 minutave të para.

Goli i Stojanovskit ndaj Shkëndijës

Fale golit te Stojanovskit, Renova kaloi ne epersi ndaj ShkendijesSHKËNDIJA – RENOVA 0:1(V. Stojanovski 12')

Публикувахте от infosport.mk в 14 март 2018 г.

Një gabim i mbrojtësit Visar Musliu, i mundësoi të riut Vllatko Stojanovski për të kaluar në epërsi Renovën që në minutën e 12-të, teksa barazimin Shkëndija e gjeti në minutën e 25-të me anë të ish futbollistit të Renovës, Izair Emini.

Emini barazon rezultatin ndaj Renovës

Emini shenon per barazim te rezultatit SHKËNDIJA – RENOVA 1:1(I. Emini 25')

Публикувахте от infosport.mk в 14 март 2018 г.

Alimi harkoi në zonën e “gjipspunuesve” deri te Marjan Radeski, i cili me kokë ktheu topin për Eminin, që pasi fitoi hapësirën e duhur për të goditur një gjë të tillë bëri në mënyrën më të mirë duke barazuar shifrat në 1:1. Dhe kur u mendua se Shkëndija do të vazhdojë presionin dhe se do të kërkojë edhe golin e dytë në këtë ndeshje, kjo nuk ndodhi pasi Renova arriti me mjaft sukses të ju bëjë ballë sulmeve të skuadrës “kuq e zi” që nëse dëshiron sërish të kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë dhe të shpresojë në titullin e dyfishtë të këtij sezoni, atëherë do të duhet që në ndeshjen e kthimit me 11 prill të arrijë fitore, në të kundërtën skuadrës nga Xhepçishti do i konvenonte edhe një barazim pa gola.

Leave a Reply