Pas pak në stadiumin e qytetit në Tetovë do të startojë ndeshja e parë gjysmëfinale midis Shkëndijës dhe Renovës, njofton “infOSport.mk”.
Është kjo pa dyshim ndeshja më interesante e kësaj faze, në të cilën në ndeshjen tjetër njëkohësisht në Manastir do të takohen Pelisteri dhe Akademia Pandevi. Sa i përket derbit lokal të Tetovës, Shkëndija shihet si favorite në këtë ndeshje, ndërsa trajneri Qatip Osmani ka vendosur që mos të ndryshojë asgjë sa i përket formacionit startues, i cili është i njëjti sikurse ai në ndeshjen e fundit kampionale kundër Rabotniçkit, në të cilën ndeshje “kuqezinjtë” si mysfair kishin shënuar fitore me rezultatin 0:2.