Kupa e Maqedonisë, sot në program ndeshjet e para gjysmëfinale

Sot në futbollin vendor në program janë ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Në Tetovë luhet derbi shqiptarë midis Shëndijës dhe Renovës, teksa në Manastir Pelisteri do të mirëpret Akademia Pandevin.

Një javë pasi deklasoi 4:0 Vardarin dhe nxori jashta Kupës së Maqedonisë, Shkëndija para vetes ka tjetër përballje të kësaj gare, atë kundër rivalit lokal, Renovës. “Kuqezinjtë” shihen si favoritë absolut, mirëpo ndeshjet në Kupë si gjithnjë dijnë të dhurojnë surpriza.

Me më shumë paqartësi pritet të jetë përballja midis fituesit aktual të Kupës, Pelisterit dhe Akademia Pandevit. Të dyja skuadrat nuk e nisën mbarë sezonin pranveror, ashtu që sot në Manastir në lojë pritet të jenë të trija rezultatet, edhe pse me shumë gjasa udhëtuesi për në finalen e madhe pritet të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Strumicë me 11 prill. Finalja e madhe e këtij edicioni në Kupën e Maqedonisë është paraparë të zhvillohet me datë 9 maj, ndërsa të dyja ndeshjet e sotme gjysmëfinale startojnë në ora 14:00.

Leave a Reply