Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didie Drogba do të mbyllë karrierën e tij si futbollist në fund të këtij sezoni. Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti, i cili dje festoi 40-vjetorin e lindjes. Plot 20 vite karrierë aktive, që kishte nisur me ekipin francez të Le Mans nga ana e Drogba, i cili kulmin e tij e arriti me skuadrën angleze të Çelzit, me të cilën kishte fituar 4 tituj kampion i Anglisë, 4 FA Kupa, 3 Liga Kupa të Anglisë si dhe Ligën e Kampionëve gjatë vitit 2013-të.
“Loja e futbollit vazhdon të më jap kënaqësi. Thjeshtë argëtohem ende në fushë. Më pëlqen edhe roli i futbollistit-president. Rrethohem nga shumë të rinj, të cilëve kërkoj t’iu transmetoj eksperiencën time ndër vite. Por, ky do të jetë sezoni im i fundit. Jam 40 vjeç dhe është momenti për të thënë mjaft”, – tha Drogba, i cili njëherit është edhe bashkë-pronari i klubit të Feniks.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u bë i njohur fillimisht te Olimpiku i Marsejës, për të shpërthyer më pas me Çelzin. Ai aktualisht ai luan për ekipin e Feniks Rising, që militon në ligën e dytë të kampionatit të SHBA-ve.