Skuadra angleze e Sautempton që këtë vit po lufton për mbijetesë ka shkarkuar trajnerin e saj, Maurisio Pelegrino, njofton “infOSport.mk”.
Sautemptoni pas 30 xhirove të zhvilluara në Premierligë renditet në pozitën e 17-të me 28 pikë të tubuara, vetëm një më shumë se Kristal Pallas dhe Stouk Siti që ndodhen në zonën e ftohtë.
Sautemptoni në 17 ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm një fitore, ndërsa së fundmi ata u mundën në transfertën në “Sente Xhejms Park” nga Njukasëll Junajtedi me rezultatin 3:0.