Stadiumi i ri që po i shtohet kryeqytetit, “Arena Kombëtare” po merr formë çdo ditë e më shumë. FSHF po ndjek vazhdimisht punimet, që po ecin me ritme të kënaqshme.
Punimet në të gjithë hapësirën e betonit dhe konstruksioneve metalike ka kaluar më tepër se gjysmën.
Ndërkohë, edhe tribunat po marrin formë me shkallët dhe mbulesën e plotë. Thuajse kanë përfunduar punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri, teksa pritet të nisë shumë shpejt edhe puna për fushën.