Shkëndija heq nga gara Vardarin në të dyja frontet!

Skuadra e Shkëndijës ka rikthyer të ‘ftohtin në Shkup’, në prag të ditëve të pranveres. Kjo e pazakontë, por jo edhe që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e futbollit të Maqedonisë, që një ekip kryesues të ngritë diferencën në -16-të pikë nga vendi i dytë në tabelën e klasifikimit në elitën e futbollit vendor.

Skuadra tetovare ka bërë gjithçka mirë në këtë sezon dhe gjysmësezonin e parë e mbylli me 8 pikë diferencë nga Vardari i Shkupit, ndërsa me fillim të gjysmësezonit të dytë kjo epërsi u rritë në plus 8 pikë ndaj ndjekësve, që shkëputë totalisht shpresat kampionëve aktual për titullin në këtë sezon.

Shkëndija këtë vit bindshëm duket më e fortë se çdo ekip në këtë kampionat dhe është në rrugë të drejtë për të fituar dy titujt, atë të kampionatit dhe Kupës, me çka eliminuan edhe rivalin e tyre Vardarin në çerekfinale./InfOSport.mk

Leave a Reply