Batshuai i jep fitoren Dortmundit ndaj Frankfurtit (VIDEO)

Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Frankfurtit në kuadër të xhiros së 26-të në Bundesligën gjermane.  Autogoli i Rus në minutën e 12-të zhbllokoi shifrat e këtij takimi në favor të Dortmundit, ndërsa Jovic në të 75-të barazoi për 1:1.

Dy minuta më vonë Batshuai ngriti epërsinë në 2:1 për Dortmundit, ndërsa ‘drama’ ndodhi në minutat shtesë, kur fillimisht i sapoaktivizuari Blum barazoi në 2:2 dhe pas tij në minutë ne fundit të shtesës Batshuai i dha fitoren Dortmundit për shifra konkrete 3:2.

Pas kësaj fitore Dortmundi renditet i treti në Bundesligë me 45 pikë, ndërsa Frankfurti i pesti me tre pikë më pak./InfOSport.mk

Leave a Reply