Shkupi me super golin e Ilijoskit shkon në pushim me barazim (VIDEO)

Sileksi dhe Shkupi 45 minutat e para në ndeshjen e javës së 23-të në elitën e futbollit vendor i kanë mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Sileksi ishte skuadra që shënoi golin e parë në këtë përballje me anë të brazilianit Antonio Zhunior, i cili me kokë në minutën e 12-të arriti që të mposht portierin Suat Zendeli.

Sileksi kalon ne epërsi ndaj Shkupit

SILEKSI – FC SHKUPI 1:0 (A. Zhunior 12')

Публикувахте от infosport.mk в 11 март 2018 г.

Pas këtij goli Shkupi përmes Kristijan Stojkoskit kishte rast ideal për të barazar rezultatin, mirëpo goditjen e tij nga brendia e zonës portieri Mitroviç e devijoi në rivënie nga këndi.

Nuk vonoi shumë dhe “pëllumbat” nga Çairi u kanosën sërish, mirëpo Mitroviç edhe njëherë tjetër devijoi topin në rivënie nga këndi pas goditjes së Rron Brojas, teksa golin e barazimit të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu e gjetën në minutën e 42-të përmes goleadorit të tyre, Bazhe Ilijoski, i cili shënoi një super gol për barazim të rezultatit në 1:1.

Bazhe Ilijoski barazon rezultatin ndaj Sileksit

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSILEKSI – SHKUPI 1:1(B. Ilijoski 42')

Публикувахте от infosport.mk в 11 март 2018 г.

Me barazim, mirëpo pa gola të shënuar u mbyllën 45 minutat e para edhe në dy takimet tjera që në këto momente po zhvillohen në Shkup, midis Skopjes dhe Vardarit dhe në Ohër midis Pobedës dhe Akademia Pandevit.

Leave a Reply