Pas dy humbjeve radhazi, ndaj dy skuadrave të Manchesterit, Çelsi u rikthye te fitorja, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Kristal Palasin në Stemford Brixh. Braziliani Villian ka konfirmuar se është lojtari i momentit te skuadra e Kontes, teksa zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të të sfidës së sotme.
Pak minuta më pas, Kelly shënoi një autogol, ndërsa Crystal Palace ngushtoi diferencën vetëm në minutën e 90’, duke mos arritur të marrë të paktën një pikë në këtë sfidë.Me këtë fitore Çelsi mbetet në vendin e 5-të, vetëm 2 pikë pas Tottenhamit të vendit të 4-t dhe sërish në garë për një vend në zonën Champions.