Klubi i basketbollit Shkupi ka regjistruar fitoren e parë në gjysmësezonin pranveror dhe të tretën sezonale pasi ka fituar Karposh Sokolin me rezultatin 107:91, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të në Super Ligën e basketbollit vendor.
Skuadra nga Çairi zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni, me Adekoge që rezultoi më i miri me 23 pikë e 13 kërcime nën tabelë, ndërsa për Karposh Sokolin shkëlqeu Rid me 21 pikë.
Në ndeshjet tjera, Pelisteri shënoi fitore në transfertë duke mundur Strumicën me shifrat 53:60, ndërsa basketbollisti më efikas i takimit rezultoi të jetë Luis me 23 pikë të realizuara.