Futbollisti nga Maqedonia, Amir Bilali ka gjetur golin e parë me skuadrën e tij të re Teutën e Durrësit në humbjen nga Kukësi me rezultat 3:2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-t të Superligës shqiptare.
Bilali shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 16-të, duke çuar miqtë në epërsi për 0:1, ndërsa në fund të pjesës së parë Guri barazoi në 1:1. Kukësi me Shkodrën dhe Gurin ngritën epërsinë në 3:1 në minutat 62-të gjegjësisht 66-të, duke lënë që goli i Cyrbjas në të 80-të të jetë vetëm për statistikë.
Teuta mban pozitën e 9-të në tabelën e klasifikimit në Superligën shqiptare me 22 pikë, ndërsa Kukësi renditet i dyti me 42 pikë./InfOSport.mk
Amir Bilali#4🤙🏾⚽️🔥Hermano😍
Публикувахте от Rami Hayle в 10 март 2018 г.
Kukësi-Teuta (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в 10 март 2018 г.