A ka kush e ndal këtë Shkëndijë?

Shkëndija vazhdon sigurtë si në Kupë, ashtu edhe në kampionat. Pas fitores së thellë 4:0 në mesjavë ndaj Vardarit, “kuqezinjtë” nga Tetova sot në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit vendor shënuan fitore 2:0 në transfertën ndaj Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo fitorja e 19-të për skuadrën e trajnerit Qatip Osmani,  që në këtë mënyrë vazhdon marshimin sigurtë drejt titullit kampion.

Izair Emini i shenoj Rabotniçkit

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLEMINI KALON NE EPERSI SHKENDIJENRABOTNIÇKI – SHKENDIJA 0:1

Публикувахте от infosport.mk в 10 март 2018 г.

Golin e parë Shkëndija e realizoi në minuutën e parë shtesë të pjesës së parë, kur Armend Alimi mjaft mirë luftoi për një top në zonën kundërshtare, duke asistuar për Eminin, i cili me një goditje të fuqishme shënoi për 1:0.

Ibra i shenon edhe Rabotniçkit

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLRABOTNIÇKI – SHKENDIJA 0:2(B. Ibraimi 53')

Публикувахте от infosport.mk в 10 март 2018 г.

Vetëm pas 8 minutave lojë në pjesën e dytë Shkëndija realizoi edhe golin e dytë, të cilin e realizoi Besart Ibraimi nga pika e bardhë. Kapiteni i “romantikëve”, Trajçevski si futbollist i fundit ndali në mënyrë të palejuar Izair Eminin, me ç’rast arbitri Dimitar Meçkarovski pa menduar shumë tregoi në pikën e bardhë, madje duke ndëshkuar me të kuq futbollistin e Rabotniçkit, skuadër kjo e cila si duket në ato momente i humba shpresat për të nxjerrë ndonjë rezultat pozitiv.

Në fund fitore e merituar e Shkëndijës, që pas 23 xhirove numëron 59 pikë, teksa Rabotniçki mbetet në kuotën e 28 pikëve, duke u renditur për momentin në pozitën e katërt.

Leave a Reply