Dy ditë më parë që postim i tij në Facebook, ku “shpjegonte” se ishte i detyruar të linte futbollin në moshën 27-vjeçare bëri xhiron e botës për pak orë, por më pas u vërtetua se llogaria e tij ishte hakeruar. Riyad Mahrez ka thyer heshtjen, por jo për të sqaruar keqkuptimin me këtë mesazh të tij. Algjeriani i është kthyer çështjes së merkatos, pasi në janar fantazisti i Leicester City-t u kërkua me ngulm nga Manchester City.
“Mbeta jashtë listës sepse kisha nevojë të mendohesha. Ishte një situatë shumë e vështirë për mua. Tani kjo çështje i përket të kaluarës, kam biseduar me trajnerin tim dhe me shokët e skuadrës, gjithçka është zgjidhur. Tani është e kotë të flasim për Manchester City-n, nuk ka më kuptim”, ka thënë Mahrez.