Skopje pas 8 ndeshjeve arrinë fitore në LPFM

Skuadra e Skopjes të mërkurën i ka dhënë fund serisë prej 8 ndeshjeve pa fitore në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse skuadra nga lagjja e Hekuranës ishte autsajder në transfertën ndaj Sileksit, në fund ia doli që të triumfojë midis Kratovës me rezultatin minimal 1:0. Autorë i golit të vetëm në këtë përballje për Skopjen ishte futbollisti nga Togo, Dosseh Koffi (23’), i cili përfitoi nga një devijim i portierit Mitroviç.

Me këtë fitore shtohen apetitet e skuadrës së Skopjes për të mbijetuar në mesin e më të mirëve, edhe pse do ta ketë të vështirë, duke pasur parasysh se edhe më tej vazhdon të mbetet në pozitën e fundit, me vetëm 16 pikë, 5 më pak se dy skuadrat më të afërta, Pobeda dhe Pelisteri. Vlen të ceket se skuadra e trajnerit Ljupço Markovski në 4 ndeshjet e stinorit pranveror nuk dinë për disfatë, duke regjistruar një fitore dhe tre barazime.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply