Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski dhe presidenti i Federatës për Sport Shkollor në Maqedoni, Aleksandar Tufekçievski në konferencë për shtyp paralajmëruan projektin e ri grasrut, “Futboll nëpër shkolla”.
Me qëllim për të ngritur vetëdijen për futboll dhe sportin në përgjithësi te më të rinjtë, Federata e futbollit të Maqedonisë dhe Federata për sport shkollor fillojnë realizimin e projektit të përbshkët – Sport nëpër shkolla.
Projekti i ri për futboll shkollor do të ju mundësojë fëmijëve të jenë pjesë e ngjarjeve sportive dhe projekteve të dedikuara vetëm për kategorinë e tyre në moshë.
Projekti i FFM-së dhe Federatës për sport shkollor dhe qëllimet e parapara në të janë përpiluar pas një sërë analizash, diskutimeve, mbledhjeve dhe konsultimeve me persona profesional të cilët janë paraparë të jenë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm.