Besart Ibraimi ka shkëlqyer sot në përballjen çerekfinale të Kupës së Maqedonisë kundër Vardarit, duke shënuar “hat-trik” në fitoren 4:0 të Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.
Bomberi kërçovarë të tre golat i realizoi në një interval kohor prej vetëm 11 minutash, me golin e parë të realizuar në minutën e 54-të. Përveç tij një gol tjetër në këtë ndeshje realizoi edhe Visar Musliu, i cili ndëshkoi ish skuadrën e tij.
Ibraimi shënoi edhe në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në Shkup me 21 shkurt, kur Vardari dhe Shkëndija kishin barazuar me rezultatin 1:1.
Golat e Besart Ibraimit ndaj Vardarit – 2017/2018
"INFOSPORT.MK" JU SJELLË GJITHË 6 GOLAT E BESART IBRAIMIT TË SHËNUAR GJATË EDICIONIT AKTUAL NË 5 PËRBALLJET NDAJ VARDARIT
Публикувахте от infosport.mk в 7 март 2018 г.
Dy ndeshje 4 gola në kuadër të Kupës, ndërsa në tre ndeshjet kampionale, Ibra kishte realizuar dy gola. Pra plotë 6 gola në 5 ndeshje të zhvilluara kundër Vardarit këtë edicion, që e shndërrojnë Ibraimin në xhelatin e kampionëve në fuqi, të cilët këtë vit pasi humbën garën në kuadër të Kupës, janë shumë pranë për të humbur betejën edhe në kampionat, duke pasur parasysh se kanë 14 pikë më pak se Shkëndija, që si asnjëherë më parë është pranë dy titujve në futbollin vendor.
Ndeshja e vetme në të cilën Besart Ibraimi nuk i ka shënuar Vardarit gjatë këtij edicioni, ka qenë ndeshja e parë e 12 gushtit në Tetovë, kur golat për Shkëndijën në fitoren 2:0 i kishin realizuar Armend Alimi dhe Stenio Zhunior.