Prishtina dhe Vushtrria dy gjysmëfinalistët e fundit të Kupës së Kosovës (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme janë mësuar edhe dy skuadrat e fundit gjysmëfinaliste në “Digitalb” Kupën e Kosovës në futboll.

Pas Drenicës dhe Vëllaznimit, një vend për në gjysmëfinale siguruan edhe Vushtrria dhe Prishtina. Skuadra e Ligës së Parë, Vushtrria, ka arritur ta eliminojë Gjilanin, duke e mposhtur në Ferizaj, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Jetmir Topalli, në minutën e 36-të.

Shumë më interesante ka qenë sfida në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, ku skuadra gjysmëfinaliste u përcaktua vetëm pas gjuajtjes së penalltive.

Prishtina kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Prishtina është gjysmëfinalistja e fundit e Kupës së Kosovës në futboll, pasi në çerekfinale e ka mposhtur Llapin si mysafire, pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 3:2. Koha e rregullt u mbyll 1:1 dhe skuadrat shkuan në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Edhe në shtesë u realizuan dy gola, nga një për secilën skuadër edhe fituesi u desh të përcaktohet nga penalltitë, ku më të saktë u treguan mysafirët.

Публикувахте от Sporti në KTV в 7 март 2018 г.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultatin 1:1, derisa në vazhdime ishte 2:2. Dy golat për Llapin i shënoi Mirlind Daku, kurse dy golat për Prishtinën malazezi, Drashko Bozhoviq. Në gjuajtjet e penalltive më efikas u treguan futbollistët e Prishtinës, pasi shënuan Drashko Bozhoviq, Armend Dallku dhe Ahmed Januzi, ndërsa dështoi vetëm Jamal Arago.

Në anën tjetër për Llapin shënuan vetëm Mirlind Daku e Leart Emini, derisa dështuan Benjamin Emini, Egzon Shabani dhe Mentor Zhdrella.

Leave a Reply