Juventusi ka prerë biletën për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian, pasi sonte në Londër i’a doli të mund Totenhamin me rezultatin 1:2. Ishte kjo një super ndeshje në të cilën Totenhami ishte skuadra që shënoi e para, megjithatë në fund duheshe të pajtohet me disfatën dhe eliminimin nga liga më prestigjioze europiane, duke pasur parasysh se ndeshja e parë e zhvilluar në Torino mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me barazimin 2:2.
Koreani Son me golin e realizuar në minutën e 39-të bëri që “Uembli” të shpërthejë në festë, megjithatë ndryshimi erdhi në pjesën e dytë, kur “Zonja e Vjetër” vetëm brenda 3 minutave shënoi dy gola, duke treguar atë mentalitet fitues.
Fillimisht Gonzalo Higuain barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 64-të, teksa sulmuesi tjetër Dybala tre minuta më vonë bëri që Juve për herë të parë në këtë ndeshje të vjen edhe deri tek avantazhi, të cilin e ruajti deri në fund.
Kësisoj Juve pas Realit të Madridit, Liverpullit dhe Mançester Sitit që sonte eliminoi Bazelin, bëhet skuadra e katërt që do të luaj në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian.
Golat nga ndeshja Totenham-Juve mund ti ndiqni KËTU.