Shkëndija me stil është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, pasi në ndeshjen e kthimit të ¼ së finales me rezultatin e thellë 4:0 mundi rivalin e madh, Vardarin, njofton “infOSport.mk”. Hero i skuadrës tetovare në këtë ndeshje ishte bomberi kërçovarë, Besart Ibraimi, i cili shënoi “hat-trik”, duke marrë topin e ndeshjes me vete në shpi, ndërsa një gol tjetër për Shkëndijën në këtë përballje realizoi Visar Musliu.
Super Ibraimi 👏🔴⚫ Shkëndija “turpëron” Vardarin dhe kap gjysmëfinalet e Kupës 👉 http://bit.ly/2oT5C1w
Публикувахте от DigitAlb в 7 март 2018 г.
Mbrojtësi gostivaras në minutën e 80-të shënoi golin e fundit të takimit, duke iu falënderuar harkimit të saktë të Besart Ibraimit nga rivënia e këndit, dhe njëherit duke vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi. Në këtë mënyrë Musliu përshëndeti në mënyrën më të mirë ish skuadrën e tij, që me shumë gjasa këtë vit do të mbetet pa asnjë trofe. Në anën tjetër Shkëndija më shumë se kurrë ka gjasa që të kurorëzohet me dy titujt e këtij edicioni, duke pasur parasysh se në kampionat ka plotë 14 pikë epërsi ndaj Vardarit, ndërsa gjithashtu shihet edhe si favorit në Kupën e Maqedonisë, bazuar edhe në emrat e skuadrave tjera gjysmëfinaliste, si Renova, Akademia Pandev dhe Pelister.