Vardari ka ndryshuar mendje dhe me shumë gjasa kundër Shkëndijës sot do të luaj edhe me disa nga futbollistët e formacionit të parë, kryesisht futbollistët e huaj që ka në skuadër. Sipas asaj që shkruan “ekipa.mk”, trajneri Çedomir Janevski për këtë ndeshje ka vendosur ti përfshi në formacion edhe futbollistët e huaj, mirëpo jo edhe brazilianin Huan Felipe.
I njëjti burim pohon se për Vardarin do të luajnë Barsegian, Novak dhe Bitang, të cilët bashkë me ekipin e të rinjëve dhe atyre futbollistëve që kishin më pak minutazh gjatë ndeshjeve të kaluara kampionale do të mundohen ti bëjnë ballë Shkëndijës dhe të nxjerrin një rezultat pozitiv.
Rikujtojmë ndeshja e parë në arenën “Filipi i Dytë” ishte mbyllur me barazimin 1:1, ashtu që ftuesi i përballjes së sotme në Tetovë do të sigurojë një vend për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, ku që më herët një vend kishin siguruar Renova, Akademia Pandev dhe Pelisteri.