Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic do të fitojë një mega-shpërblim nëse skuadra e tij do të fitojë trofeun e Champions League. Raportohet se suedezi do të përfitojë një shumë të përbërë nga 7 shifra, nëse “Djajtë e Kuq” do të arrijnë të sigurojnë çmimin e madh të Europës, pavarësisht se deri tani ka luajtur në total vetëm 16 minuta në kompeticionin më të madh europian të këtij sezoni. Sulmuesi suedez pësoi një reduktim të ndeshëm të pagës së tij pas dëmtimit të pësuar sezonin e kaluar në ndeshjen e barazuar ndaj Burnley në “Old Trafford”, ndërkohë që rroga e tij e mëparshme ishte £365,000 në javë.
Tashmë, ndonëse ai përfiton ende një pagë komode prej £180,000, struktura e bonuseve të tij duket të jetë një prej më lakmueseve në futboll. Referuar raportimeve të “The Sun”, Zlatan do të fitojë plot £2milionë, në rast se United do të triumfojë në Kiev në 26 maj. “Zlatan pësoi një reduktim të madh të pagës, por klubi u tregua i drejtë me atë. Ata e dinë që është ëndrra e tij që të fitojë trofeun e Champions League dhe se ky sezon ishte shansi i fundit që suedezi t’ja arrijë. Bonuset janë të mëdha për të gjithë skuadrën, por Ibra kishte një numër të veçantë incentivash të përfshira”, deklaroi burimi për tabloidin britanik “The Sun”.